Borrell e mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për targat e ka mirëpritur edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politika të jashtme, Josep Borrell. Sipas tij, koha është që Kosova e Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejt në normalizim të marrëdhënieve.

“E mirëpres arritjen e marrëveshjes mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, të lehtësuar nga emisari Miroslav Lajçak, për të zgjidhur tensionet në veri të Kosovës. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Nëlidhje me marrëveshjen ka reguar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka thënë se tash është koha të vazhdohet dialogu.
Në Bruksel sot është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targa pas dy ditësh negociata. Në marrëveshjen e arritur është vendosur që më 2 tetor njësia Speciale e vendosur në Jarinjë e Bërnjak të largohet njëkohësisht me bllokadat në rrugë.
KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.
Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button