Goditi dy persona me shufër metalike, gjykata caktoi masën e paraburgimit ndaj T.L
Gjykata Themelore në Gjilan sot ka informuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit T. L. për veprën penale, “lëndim i rëndë trupor”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 03.07.2021, i pandehuri pas një mosmarrëveshje me D. Rr., me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor të dëmtuarve I. Rr. dhe R. Rr., duke i goditur me një shufër metalike në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit, ku nga lëndimet e marra kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit. Me këto veprime, i pandehuri T. L. dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, është bërë e ditur në komunikatën e gjykatës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.