Google ndërton kompjuter kuantik që ia kalon çdo superkompjuteri

Kompjuteri kuantik i cili bën kalkulime sa qel e mbyll sytë, të cilat kalkulime kompjuterët më të mirë në botë siç thuhet do ti bënin për 47 vite, është risia e fundit në botën e teknologjisë.

Këtë kompjuter e zhvilloi Google.

Sipas një njoftimi të publikuar online nga shkencëtarët në Google, thuhet se ky zhvillim i kësaj kompanie ia kalon çdo superkompjuteri të krijuar deri më tani.

Ithtarët e kompjuterëve kuantik thonë se falë kësaj teknologjie e cila mbështetet në gjendjen e pazakontë të fizikës kuantike, ka mundësi të krijohen makina të mëdha të fuqishme të cilat do të kenë mundësi të luftojnë ndryshimet klimatike dhe të prodhohen ilaçe për shërimin e sëmundjeve të rënda.

Para katër vitesh, Google ka thënë se është kompania e parë që ka arritur “epërsinë e kuantitetit”, pikë kjo shumë e rëndësishme sipas të cilës kompjuterët kuantik ia kalojnë makinave ekzistuese.

Në këtë e sfiduan rivalët e saj me kohën, sipas të cilëve, Google po e tepronte me dallimet në mes makinës së saj dhe superkompjuterëve tradicional.

Por kjo dëshmoi të kundërtën. Makina e re e Google është 241 milionë herë më e fuqishme se makina që krijoi në vitin 2019.

Studiuesit po ashtu thonë se makina e fundit e Google është më e fuqishme se makinat, demononstrimet e të cilave janë bërë nga laboratori kinez, që veçohet si lider në këtë fushë.

Sipas tyre, kjo është arritje e madhe, dhe kjo do të thotë se epërsia e kuantikës u zgjidh./21Media

Back to top button