Grabitësi i Kim Kardashian që vodhi miliona fajëson yllin për incidentin

Burri që ishte pjesë e bandës që vodhi bizhuteri me vlerë miliona dollarë nga Kim Kardashian, ia ka hedhur fajin në mënyrë sensacionale yllit.
Në vitin 2016, Yunis Abbas ishte pjesë e grabitjes së hotelit në Paris, ku Kim-it, 41 vjeçare, iu grabitën rreth 10 milionë dollarë bizhuteri, duke përfshirë një unazë fejese prej 4 milionë dollarësh, që i ishte dhënë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashian “, u mbajt nën kërcënimin e armëve gjatë vjedhjes, ndërsa burrat e maskuar vodhën kutitë e saj të bizhuterive dhe ia morën një sasi të madhe gurësh të çmuar dhe dy telefona celularë, raporton The Mirror

Abbas, i cili kaloi afërsisht dy vjet prapa hekurave për rolin e tij në grabitje, ndërsa fajin ia hodhi yllit, përcjell rtv21.tv
Ai i tha VICE News: “Meqenëse ajo po hidhte para, unë isha atje për t’i mbledhur dhe kaq. Fajtor? Jo, nuk më intereson”.
Abbas shtoi se të famshmit që shfaqin pasurinë e tyre në internet duhet “të jenë pak më pak të ekspozuar ndaj njerëzve që nuk mund ta përballojnë atë”. 
Yunis ishte një nga 12 personat që u akuzuan për incidentin dhe tha se banda përdori internetin për të gjetur yllin. Ai tregoi se si qëndroi poshtë, ndërsa banda bastisi dhomën e yllit.
Që nga incidenti, themeluesja e SKIMS Kim tha se ka mbetur e frikësuar dhe vazhdimisht në ankth./21Media

Back to top button