Grabitet një bankë në Çagllavicë
Grabitja ka qenë e armatosur
Policia e Kosovës ka njoftuar se është grabitur filiali i një banke që gjendet në Çagllavicë, sot rreth orës 15:00. Sipas policisë grabitja është bërë nga katër persona.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur.”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.
Gjithashtu, policia ka njoftuar që kanë identifikuar veturën më të cilën janë larguar të dyshuarit pas grabitjes. Aktualisht policia bën të ditur se po punon për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre./21Media