Grabitja e armatosur dje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës sot ka arrestuar personin e dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi dje në një institucionin financiar në rrugën “Nazim Gafuri” në Prishtinë. D.G është arrestuar në Prizren.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në cilësi te provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si: -para qe dyshohet se janë grabitur, dhe veturën ( Fiat – pikup) të cilën e ka shfrytezuar i dyshuari.

”Në koordinim me hetuesit e NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi te provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si: -para qe dyshohet se janë grabitur, dhe veturën ( Fiat – pikup) të cilën e ka shfrytezuar i dyshuari dhe raporti mbi armën e sekuestruar nga DRP Prizren të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me grabitjen e armatosur, që ka ndodhur dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button