Kaloni te përmbajtja kryesore

Treni godet veturën, lëndohen dy persona

Në lagjen Prroi i Njelmët në Prishtinë treni sot ka goditur një veturë të tipit Mercedes Benz.

Policia e Kosovës ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka të vdekur. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime dy persona.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button