Grabitja në Rinas, Gjykata dënon me 122 vjet burg 7 autorët

Gjykata e Posaçme ka dhënë 122 vjet burgim për shtatë personat e akuzuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në prill të vitit 2019. Klement Çala është dënuar me 20 vjet heqje lirie, ndërkohë që të tjerët janë dënuar me nga 17 vjet. Pjesë e grupit ka qenë edhe Admir Murataj që mbeti i vrarë gjatë largimit nga vendi i ngjarjes ndërkohë që dyshohet si organizator i tri vjedhjeve të parave të bankave.
Gjykata e Posaçme shpalli dënimin për 7 të pandehurit e akuzuar për grabitjen e 4.6 milion eurove në aueroportin e Rinasit në 9 prill të vitit 2019.
Gjykimi dhe hetimi i kësaj çështje ka zgjatur për afro 3 vjet ndërsa prokuroria kërkoi një seancë me parë në total 157 vjet burg për 7 autorët e grabitjes, ngjarje e cila përfundoi me vrasjen e Admir Muratajt gjatë largimit të autorëve nga vendi i ngjarjes.
Për Klement Çalën SPAK kishte kërkuar dënimin me 24 vite burg për ndërsa për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Talo Çela dhe Alkond Bengasin u kërkua të dënoheshin me nga 19 vite.
Gjykimi për Talo Çelën vijon të jetë i ndarë, pasi ai është ende në arrati.
Grabitësi i vrarë Admir Murataj, është konsideruar nga Prokuroria si organizator i 3 grabitjeve të makinave të blinduara që transportonin paratë e bankave.
Për të janë pushuar hetimet, për shkak se ai ka ndërruar jetë.
Për grabitjen e 9 prillit 2019 dyshohet se Murataj ka pasur bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit dhe nuk janë mundur të arrestohen më herët.
Me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, Murataj me të paktën 3 persona të tjerë morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me vlera te konsiderueshme monetare.
Këto para nuk u gjetën nga policia, ndërsa dyshohet se u ishin dhënë për ti ruajtur dy vellëzërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës të cilët u ekzekutuan rreth dy vjet më parë./oranews

Back to top button