Tre persona u arrestuan për “Kanosje”, “Sulm” dhe “Lëndim të lehtë trupor”

Tre persona janë arrestuar në Pejë për tri vepra penale “Kanosje”, “Sulm” dhe “ Lëndim i lehtë trupor”.
Policia sonte ka informuar se një person ka pranuar tretman mjekёsor shkaku i lëndimeve.
“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 04.10.2022, rreth orёs 13:00, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Qamёria” nё Pejё ka ndodhur njё incident.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, nga vendngjarja ёshtё bёrё shikimi i video kamerave, aty shihet i dyshuari i parё (1), i cili e kanos viktimën me njё mjet tё mprehtë (thikё), dhe pastaj e sulmon tё dyshuarin e dytё (2), tё cilin e grushton, pastaj  pason njё rrahje nё tё cilёn pёrfshihet edhe i dyshuari i tretё (3). Policia nё vendngjarje arreston tё dyshuarin 2 dhe 3, dhe shoqëron viktimën e këtij rasti, ndërsa i dyshuari i parё ka ikur nga vendi i ngjarjёs.”, ka informuar Policia, derisa ka shtuar se sot rreth orës 12:00, është arritur tё arrestohet i dyshuari i parё.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button