Grabitje e armatosur në Ferizaj, dyshohet se janë vjedhur rreth 30 mijë euro në një këmbimore

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në një këmbimore dhe dyshohet se ka marrë 30 mijë euro dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, gjatë itës së sotme në Ferizaj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se policia ka marrë masat e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistolet) arrinë të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur. Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, tha Veseli.

Tutje, ai bëri të ditur se në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro Për informata tjera do të njoftoheni me kohë./21Media

Back to top button