Grabitje e armatosur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, grabitësit gjuajnë me armë Policinë

Policia e Kosovës ka parandaluar një grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për portalin rtv21.tv tha se personat e dyshuar kanë shtënë me armë zjarri ndaj Policisë se Kosovës. Mirëpo, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të plagosur.

“Sot rreth orës 04:50 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ishte një grabitje e armatosur në proces nga persona të panjohur. Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim , ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 perosna me armë të gjata”, ka tha Veseli.

Rasti është cilësuar ” Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur””/21Media

Back to top button