Grabitje e armatosur në Prishtinë

Dyshohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një sasi të parave

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një kazino në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Ahmetit grabitja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

“Policia rreth orës 23:00 ka pranuar informacion për një grabitje të armatosur në një lokal kazinoje në Prishtinë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informatat e parë dyshohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një sasi të parave nga lokali në fjalë”, ka thënë për rtv21.tv zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast si dhe po punon për identifikimin e personave të implikuar./21Media

Back to top button