Grabitje e armatosur në Termocentralin “Kosova A”
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes me armë dhe një rast të armëmbajtjes pa leje në Obiliq.
Një punëtor i sigurimit në Termocentralin “Kosova A”, ka raportuar në Polici se tek kabina ku ai bënë roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.
Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ai ka vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia e së cilës ende nuk dihet.
Nuk raportohet për të lënduar. Kurse rasti që ka ndodhur të hënën rreth orës 03:20, është duke u hetuar./21Media