Gjakovari rrah vëllain nën ndikim të alkoolit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. I dyshuari ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.88 promila.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, të hënën rreth orës 15:00.
Viktima, sipas Policisë, ka refuzuar të marr trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media