Grabitje në një dyqan në Prishtinë, arrestohet një shtetas i Turqisë
Mëngjesin e sotëmka ndodhur një vjedhje në një dyqan, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Policia ka arrestuar personin e dyshuar në vendin e ngjarjes, derisa ka qenë në konfrontim fizik me zyrtarin e sigurimit (të një kompanie private) .
Personit të dyshuar A.G. mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Turqisë, i janë gjetur dhe sekuestruar, stoli ari dhe bizhuteri, një thikë, një kaçavidë etj.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin./21Media