Pasagjerëve në aeroport në vend të valixheve iu dalin arka me peshq 

Pasagjerët e British Airways kanë mbetur “të hutuar” pasi arkat me peshq të ngrirë mbërritën në vend të bagazheve të tyre.
British Airways tha se po ribashkonte klientët me çantat e tyre pasi kuptuan se “diçka po ndodhte”.
Becca Braunholt kishte fluturuar nga Larnaka me burrin dhe dy fëmijët e saj.
Ajo tha kur arritën në terminalin 5 dhe panë peshkun e ngrirë që rrotullohej në rripin transportues “ishte gjëja më e çuditshme”.
Ajo shtoi se disa pasagjerë ishin “të inatosur” me situatën, transmeton rtv21.tv.
“Ne menduam se bagazhi ynë ishte në valën e dytë të dërgesave, por ishte vetëm kuti pas kuti peshku”, vazhdoi ajo.
Ajo tha se kur u përball me stafin e British Airways për këtë çështje ata ishin “të hutuar” dhe nuk e dinin se si kishte ndodhur.
Përfundimisht pasagjerëve pa bagazhet e tyre iu dhanë formularët e kërkesës dhe u këshilluan të shkonin në shtëpi.
Familja që atëherë është kontaktuar nga British Airways dhe i është thënë se bagazhet e tyre do të kthehen më vonë të mërkurën.
Në një deklaratë, linja ajrore kërkoi falje dhe tha se shumica e pasagjerëve në fluturim i morën valixhet e tyre normalisht./21Media

Back to top button