Grabitje në një market në Prishtinë, sulmohet punëtorja

Një punëtore e një marketi në Prishtinë mbrëmë është sulmuar dhe nën kërcënimin e thikës, nga kasa i janë grabitur një shumë e parave.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në market një person i panjohur duke e sulmuar dhe nën kërcënimin e thikës nga kasa i ka grabitur në shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante policore, ndërsa viktimës iu është ofruar ndihmë mjekësore.
Rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button