Turqia e mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, është pritur sot në takim nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Në konferencë e përbashkët me ministren Gërvalla, Çavusoglu ka thënë se Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës.
Ai gjithashtu ka thënë se Turqia mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.
“Dua ta përsëris qëndrimin tonë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike”, ka thënë Çavusoglu ndër të tjera.
Ai ka thënë se me homologen e tij biseduan edhe për thellimin e raporteve në mes dy vendeve. “Folëm edhe për zhvillimet globale e rajonale dhe ndikimin e tyre në Kosovë e Turqi”./21Media