Grabitje në objektin e PTK-së, dyshohet se ndodhi nën kërcënimin e armëve

Sonte, rreth orës 19:00 ka ndodhur një grabitje, në objektin e PTK-së, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës, dyshohet se grabitja është kryer nga dy persona, nën kërcënimin e armës.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona i dyshuar.”, ka informuar Ahmeti.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./21Media

Back to top button