Grabitje në filialin e një institucioni mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur sot në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen “Lakrishtë”, në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person.
“Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.”, ka bërë të ditur Ahmeti./21Media

Back to top button