Grabitje në Prishtinë, tre të arrestuar

Sot, rreth orës 01:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, ku një taksistit nga persona të dyshuar i janë grabitë një shumë parash dhe dy telefona.

Policia ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë tre persona të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.

Personat e dyshuar: B.K, mashkull, 19 vjeç, F.A, mashkull, 21 vjeç, dhe F.A, mashkull, 24 vjeç, të gjithë shtetas të Kosovës.

Sipas Policisë, tre të arrestuarit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku 6 raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button