Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti mbyll vizitën në SHBA, tani shkon në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.
Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Kurti atje do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara ku është takuar me ligjvënës të ndryshëm./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button