Gratë deputete reagojnë pas lirimit të të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Grup i Grave Deputete ka reaguar pas lirimit nga akuza e Naser Pajazitajn nga Gjykata Supreme, i akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, duke thënë se është e papranueshme që jeta e një gruaje vlen për gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush, ose me një dënim minor.

Në reagim thuhet se institucionet e sigurisë në shumë raste kanë dështuar t’u ofrojnë siguri grave.

Reagim të Grupit të Grave Deputete

Drejtësi për Donjeta Pajazitajn

Donjeta Pajazitaj ishte vrarë në 2015. Për vrasjen e saj në vitin 2017 ishte ngritur aktakuzë ndaj Naser Pajazitaj. Gjykata Supreme sot e ka liruar atë nga akuzat.

Vrasja e të ndjerës Donjeta Pajazitaj ishte cilësuar si mizore, trupi i së cilës ishte gjetur shumë më vonë në Bjeshkët e Strellcit. Për ne si Grup i Grave Deputete është e papranueshme që jeta e një gruaje vlen për Gjykatat tona aq pak sa mund të kalojë pa u ndëshkuar askush. Ose me një dënim minor.

Institucionet e sigurisë në shumë raste kanë dështuar t’u ofrojnë siguri grave. Pastaj humbet kohë në kapjen e kryersve të vrasjeve. Dhe pas kapjes është e pakuptueshme të lihen të lirë. Ky është inkurajim për dhunuesit. Duke e respektuar punën e gjyqësorit si pushtet i ndarë dhe i pavarur, duam të sigurohemi që të jetë në anën e drejtë dhe për të drejtën. Për këtë rast dhe të gjitha rastet.

Back to top button