Kuka pas gradimit të xhudisteve në ushtri: Vazhdojmë me rezultate kulminante

Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë bërë pjesë e Ushtrisë Shqiptare me gradën kolonele, së bashku edhe me shumë sportistë të tjerë elitar nga Republika e Shqipërisë.

Me këtë rast ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton ‘Toni’ Kuka, i cili këtë gradim të tri të artave olimpike e sheh si rezultat kulminant.

“Kryeministri Shqiptar , Rama sot nderoj Kampionet tona Olimpike duke ju vendos në mënyrë Solemne Gradat Kolonele të Ushtrisë Shiptare! Ceremoni madhështore në Sheshin ‘Skenderbeu’ në Tiranë. Me tri Kampionet tona marshuan tri xhudiste të reja si simbolikë për të vazhduar me sportin e xhudos me punë dhe drejt rezultateve Kulminante”, shkroi Kuka në Facebook.

Back to top button