Gratë godasin meshkujt me shkopinj në Indi si pjesë e festivalit “Lath Mar Holi”

 
Kur është fjala për kremtat religjioze, hindusët me gjasë se duket të jenë më të dhënit pas tyre.
Këtë e sqaron më së miri kremta qindvjeqare “Lath Mar Holi”. Në kuadër të saj, gratë godasin apo rrahin meshkujt me shkopinj.
Në këtë video shihen qindra persona në rrugët e Mathura-s, në Utar Pradesh, të pranishëm në festivalin hindus Lathar Holi, që do të thotë  “Holi i shkopinjëve”.
Atje shihen gra duke goditur me shkopinj një mashkull, i cili në duar mban në mburojë druri për tu mbrojtuar nga to.
Pra në këtë ngjarje, gratë janë në detyrë, e burrat duhet të mbrohen nga to.
Me këtë rast, meshkujt nga fshati i Lord Krishnes, Nandgain vizitojnë Barsana-n, ku pasi që nderojnë tempullin e vetëm dedikuar Radha-s (perëndeshës së dashurisë, devotshmërisë e dhembshurisë), këndojnë këngë provokative si mënyrë për të marrë vëmendjen nga gratë vendase.
Gratë duken të ofenduara nga këto gjeste, andaj edhe godasin meshkujt me shkopinj që quhen “lathis”. Kështu, meshkujt edhe duhet të mbrohen me mburoja nga druri.
Kjo traditë thuhet se daton në kohën kur Zoti Krishna filloi traditën Holi apo festivalin e ngjyrave me aplikim të ngjyrës në fytyrën e Radhas. Prej atëherë, pjesëmarrës të shumtë marrin pjesë në festival ku hedhin pluhur në njëri tjetrin.
Sa i përket këtij pluhuri, thuhet se ai është i shëndetshëm sepse bëhet nga barishtja tradicionale mjekësore e quajtur Gulal, e cila përdoret për largim të etheve e të ftohtit. Por kohët e fundit bëhet edhe nga mejete të tjera, për të cilat thuhet se nuk janë të shëndetshme. Megjithatë ata nuk i kushtojnë kësaj vëmendje. Për ta me rëndësi është që të argëtohen në festival./21Media

Back to top button