Osmani dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë çështjen e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari, me të cilin diskutoi çështjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.
Osmani shprehu mirënjohje për punën e KFOR-it dhe kontributin e tyre për paqe dhe siguri. Ne anën tjetër, komandanti Kajári ritheksoi përkushtimin e trupave të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe paqësor në të gjithë vendin./21Media

Back to top button