Gratë në Nairobi mësojnë tekvondo për tu mbrojtur nga sulmet seksuale

 
Në rrugicat e lagjes së varfër në Korogocho në Nairobi të Kenisë, 15 gra, shumica nga to gjyshe, dy herë në javë ndjekin kursin për tekvondo.

Ato, të veshura me funde të gjatë dhe në kokë me shami, praktikojnë lëvizjet e goditjet me duar e këmbë në ajër, e po ashtu edhe në thesin e vendosur për goditje.

Korogocho është njëra prej lagjeve më të mëdha të varfra në Nairobi. Atje jeton një popullatë e madhe, kryesisht e pa punë. Si shkak i varfërisë, shumë të rinj u bashkohen grupeve kriminele të cilat kryejnë krime, përfshirë këtu edhe dhunime seksuale.
Qëllimi i këtyre grave me ndjekje të këtij kursi është që të mësojnë të vetë-mbrohen nga sulme të tilla.

Mosha e tyre është filluar nga 60 e deri 80 vjeçe. Por në mesin e tyre është edhe një e moshuar, e ajo është Wambui Njoroge, e cila besohet të jetë 110 vjeçare.

Drejtuesja e këtij ekipi grash është Jane Waithageni Kimaru e cila ka thënë se gratë duhet të bashkohen në këtë iniciativë që të mësohen të vetëmbrohen. Sipas saj, ato duhet të mësojnë se cilën gjymtyrë ta përdorin për të rrëzuar një mashkull në tokë, të dijnë se si të marrin energji. Për këtë megjithatë nuk nevojitet shumë energji, vetëm duhet të sfidojnë kriminelin dhe të ikin nga ai, ka thënë ajo.

Në Korogocho jeton një numër i madh i grave të veja dhe nënave të vetme të cilat me vështirësi i rrisin fëmijët e tyre në këto kushte.
Kimaru ka thënë se një rast jo i mirë i ka ndodhur vetë asaj me një kidnapues. Ajo ka thënë se po kishte qenë e trajnuar më parë, nuk do të kishte përjetuar ato që ka përjetuar. Ajo ka treguar se kjo ishte edhe arsyeja pse sot merret me trajnim të grave për të mbrojtur vetën në raste sulmesh.
Njëra prej banoreve të kësaj lagjeje është edhe Ester Wambui e cila ka thënë se në këtë kurs ka mësuar të mbrojë vetën nga sulmet, se ato mësime që ka marrë në këtë kurs është e gatshme t’i praktikojë nëse i ndodh ndonjë rast jo i mirë. Wambui ka besim se do të arrijë të vetëmbrohet në raste sulmesh seksuale nga bandat dhe tani nuk ka frikë.
Sipas autoriteteve të Kenisë, gjatë pandemisë së COVID-19, rastet e sulmeve dhe abuzimeve seksuale janë shtuar dukshëm. Ministria e shëndetësisë në Keni ka raportuar për së paku 5000 raste të dhunës seksuale në vend./21Media

Back to top button