Greenwood lirohet nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë

Lojtari i Manchester United, Mason Greenwood është liruar nga të gjitha akuzat për përdhunim, sjellje kontrolluese e shtrënguese dhe një akuzë e sulmit që shkaktoi dëmtime trupore.
Greenwood, 21 vjeç, u akuzua në tetor të vitit 2022, por këtë pasdite u mor një vendim nga CPS për të ndërprerë ndjekjen penale në përputhje me Kodin për Prokurorët e Gjykatës.
Lojtari, i cili ka luajtur vetëm një herë për Anglinë, u arrestua për herë të parë në janar mbi akuzat në lidhje me partneren e tij, pasi imazhet dhe videot u postuan nga ajo në rrjetet sociale.
Më pas, ai u suspendua nga skuadra e United si dhe ishte larguar nga video-loja, “FIFA 22”.
Një person nga Greater Manchester Police tha: “Ne kemi për detyrë t’i mbajmë çështjet në shqyrtim të vazhdueshëm. Në këtë rast, një kombinim i tërheqjes së dëshmitarëve kryesorë dhe materialeve të reja që dolën në dritë nënkuptonin se nuk kishte më një perspektivë realiste për dënim. Në këto rrethana, ne kemi për detyrë ta ndalojmë rastin.
Ne ua kemi shpjeguar vendimin tonë të gjitha palëve”.
Akuzat me të cilat përballej Greenwood, nga nëntori i vitit 2018 deri në tetor të vitit 2021, të gjitha lidhen me të njëjtën grua, respektivisht partneren e tij.

Back to top button