Grenell demanton mediet serbe për dokumentet për njohje të Kosovës

 

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka demantuar lajmin i cili u publikua nëpër mediet serbe, ku thuhet se presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i janë vënë mbi tavolinë letra për ta njohur Kosovën.

“Jo e vërtetë”, ka shkruar Grenell në Twitter, teksa ka bashkangjitur edhe lajmin.

Ndërkohë, ministri i Financave i Qeverisë së Serbisë, Sinisha Malli, i cili është pjesë e delegacionit të Serbisë në Uashington, u ka thënë gazetarëve që Serbia, gjatë bisedimeve, “po lufton për çdo fjali dhe për çdo fjalë”. “Temat ekonomike, është e dukshme që nuk janë përparësi, ashtu siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është prezantuar, flet për njohjen e ndërsjellë, ndërkaq të 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike, të cilat i kemi pritur”, tha Malli./21Media

Back to top button