Grenell i reagon Ischingerit pasi i tha të mos i përzihet Kosovës

 

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, ku ky i fundit i ka thënë Grenellit që të mos ndërhyjë në punët e Kosovës.

Grenell e ka quajtur Albin Kurtin anti-amerikan duke thënë se lideri i VV-së ka qenë kundër secilës administratë amerikane duke filluar nga ajo e Bill Clinton, derisa sa i përket bashkimit me Shqipërinë, Grenell ka thënë se ndërkombëtarët nuk e kanë bërë gjithë atë punë për Kosovën që të vijë në pushtet dikush si Albin Kurti e ta shpërbëjë.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar përmes “Twitter” diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili i ka kërkuar Grenellit që të ndalojë së ndërhyri në punët e Kosovës, meqë siç ka shkruar Ischinger “mandati i Grenellit ka përfunduar”.

Ischinger ka thënë që duhet lënë kosovarëve të merren me Kosovën.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i Grenellit, duke e cilësuar reagimin e Ischinger si një përpjekje për të heshtur meqë është homoseksual.

Gjithashtu ish-emisari amerikan ka thënë se Ischinger ka bashkëpunuar me rusët dhe iranianët./21Media

 

Back to top button