​Akuzat ndaj Kurtit, Ischinger godet Grenellin: Mandati juaj ka skaduar

 

Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, i është kundërpërgjigjur akuzave e kritikave të ish të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, drejtuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Ric, sinqerisht: boll u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëme janë shkaktuar. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën popullit të Kosovës”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Ky shkrim ishte përgjigje e tij për postimin e Grenellit në të cilin thoshte se “populli i Kosovës meriton liri dhe prosperitet” dhe pyeste se “përse një lider do të donte ta zhbënte Kosovën?”.

Ndryshe, Grenell ditëve të fundit ka akuzuar Kurtin duke e quajtur antiamerikan dhe duke thënë se “komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”.

Back to top button