Grenell: Kur Trumpi vjen në pushtet do të punojë për lirimin e Thaçit

Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell muaj më parë kishte deklaruar se nëse Trump vjen në pushtet, do të punojë për ta nxjerrë nga burgu ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Derisa kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin e kishte quajtur ant- amerikan.

“është në mënyrë konstante anti-amerikan”,  ka thënë Grenell në një intervistë të publikuar në rrjetet sociale.

Derisa ka theksuar se Kurti është kritikuar edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Ai është tani lideri i Kosovës që është kritikuar nga e gjithë bota, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Biden, nga BE-ja, gjermanët e Franca”, ka thënë Grenell.

Gjatë kësaj interviste ai është pyetur edhe për prokuronin amerikan

Jack Smith, që ka lëshuar fletë arrestin për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe që më pas ka lënë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe është kthyer në SHBA për të ndjekur penalisht ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

“Çfarë unë besoj, është që kur ne ishim duke bërë progres, Jack Smith ishte në Hagë atë kohë, targetoi presidentin Thaçi. Tani presidenti Thaçi vazhdon të jetë në burg dhe kjo është një mizori. Për mua është një mizori. S’ndjehem mirë për një situatë të tillë, sepse ne e ftuam që të vijë në SHBA të negociojë dhe ai u penalizua dhe shko në burg për këtë. Unë e ndjej që duhet të bëjë diçka që të nxjerr nga burgu dhe kam provuar dhe mezi pres që presidenti Trump të fitojë dhe sepse do ta nxjerrim Thaçin nga burgu”, ka thënë Grenell./21Media

Grenell thotë se nëse Trump vjen në pushtet do të punojnë për ta liruar Thaçin nga burgu

 

Back to top button