Grenell: Miliardat e USAID-it për Ballkanin Perëndimor i shërbyen krahut të majtë

Emisari për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka shpërndarë një postim të një faqeje në X që shfaq financimet e Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Grenell kritikoi politikanët në Uashington duke thënë se kanë vepruar në mënyrë të pamatur, pasi që sipas tij këto fonde janë ndarë për krahun e mjatë.
“Amerikanët punëtorë paguajnë taksa – politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera”, tha Grenell.
Në postimin e shpërndarë nga Grenell Kosova renditet e para Në këtë postim që ka shpërndarë e para që ka përfituar ndihma nga USAID në vlerë të 537 milionë dollarëve. USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës
Departamenti amerikan i Shtetit më 24 janar ka urdhëruar ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane që janë zbatuar kryesisht përmes USAID.
SHBA është duke u shqyrtuar mundësia që kjo agjenci të riorganizohet që këto ndihma të përshtaten me politikën e jashtme të Trump./21Media
🚨🚨🚨🚨🚨
Hard working Americans pay taxes – politicians in Washington, DC spend that money recklessly.
Billion$ given to left wing NGOs to push radical policies in other countries.
Here’s a snippet from just USAid… https://t.co/CMEAuvVqFw
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 4, 2025