Grenell reagon për rastin në Shtërpcë

Ish i dërguari special i presidentit të SHBA, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Shtërpcë, ku dy të rinj serbë, u plagosën me armë zjarri.
Grenell ka shpërndarë disa postime në Twitter lidhur me ngjarjen duke theksuar se “dhuna duhet të dënohet nga të gjithë”.

Grenell i ka bërë retweet edhe reagimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilin thuhej: “Dënoj pa mëdyshje sulmin ndaj dy shtetasve të Kosovës sot në Shtërpcë. Një i dyshuar është arrestuar dhe do të trajtohet menjëherë dhe me drejtësi nga sistemi ynë i drejtësisë. Përgëzoj policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë dhe angazhimin e plotë në garantimin e sigurisë së të gjithëve, pa diskriminim”.
Back to top button