Vuçiqi merr letrën e KFOR-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportohet se është kthyer nga Greqia ku po qëndronte për pushimet e Krishtlindjes dhe me t’u kthyer në Presidencë, ka marrë letrën me përgjigjen e KFOR-it për kërkesën e Serbisë që t’i kthejë 1000 ushtarë në Kosovë, ka raportuar tabloidi serb “Informer”.
“Vuçiqi do të flasë për përgjigjen e KFOR-it, por edhe për përgjigjen e Serbisë dhe hapat e ardhshëm se si do t’i mbrojë serbët në Kosovë, të dielën në mëngjes në orën 10:00 në një intervistë për TV Pink”, ka raportuar ky tabloid bazuar në burime.

Të premten, KFOR-i konfirmoi se i ka dorëzuar letër Serbisë pas kërkesës së saj për kthim të ushtrisë në Kosovë, por duke refuzuar të publikojë përmbajtjen. Letra është mbajtur e fshehtë edhe nga Serbia.

Back to top button