Gresa për babain: 6 muaj liri e mohuar pa të drejtë

 

Sot janë bërë 6 muaj që nga arrestimi nga Gjykata Speciale i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit. Ndërsa, vajza e tij, Gresa Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” thotë se 6 muaj po i duken si 600 vjet pa babain afër.

”Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa te drejt”, ka shkruar Gresa.

Kujtojmë se më 4 nëntor, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë./21Media

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”

Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft…

Posted by Gresë J. Krasniqi on Monday, May 3, 2021

Back to top button