816 gjoba për shkelje të masave antiCovid

 

Për shkak të mosrespektimit të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Policia e Kosovës në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 816 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Aktualisht në vend janë 7 mijë e 983 raste aktive me COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media

 

Back to top button