E rëndësishme marrëveshje me njohje reciproke apo ulësja në OKB?!

Analistët politikë e shohin të vështirë rrugën për anëtarësimin e Kosovës në OKB për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës. Thonë se vetëm nëse arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, Kosova do ta ketë më të lehtë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare duke përfshirë edhe OKB-në vazhdon të jetë fokusi i institucioneve të vendit bazuar në deklaratat e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti. Një marrëveshje e mundshme me Serbinë do t’ia lehtësonte Kosovës anëtarësimin në OKB. Por, ish-Ambasadorja Alma Lama, vlerëson se një marrëveshje pa njohje është vazhdim i statu-quos për vendin.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, vlerëson se duhet të trajtohet me kujdes nëse ekziston një draft i marrëveshjes përmes të cilit Kosovës i hapen rrugët për anëtarësim në OKB edhe pa njohjen e menjëhershme reciproke.
Ish-ambasadorja,Alma Lama, e sheh të vështirë rrugën e Kosovës për ta fituar ulësen në OKB për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës.
Përveç vetos së Rusisë dhe Kinës sfidë për Kosovën për tu bërë anëtare e OKB-së është e mos njohja nga pesë vendet e BE-së, vlerëson njohësi i marrëdhënieve ndërkombëare, Arbnor Sadiku.
Pas aplikimit eventual të Kosovës për të qenë anuare e OKB-së vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme. Aktualisht autoritetet në Serbi thonë se kanë punuar në procesin e çnjohjeve ndërkombëtare për Kosovën duke numëruar, siç thonë, të paktën tetë syresh nga vende të ndryshme të botës./21Media

Back to top button