Grevistët në shëndetësi kërkojnë takim me kryeministrin

Sipas FSSHK-së nëse nuk ndërmerret ndonjë hap nga qeveria, greva do të vazhdojë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur se Këshilli Grevist sot ka pasur takim me Ministrin e Shëndetësisë por që sipas tyre nuk është marrë ndonjë vendim që do të ndikonte në ndërprerjen e grevës.

Andaj Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjentë me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës edhe njëherë apelon të Institucionet relevante respektivisht Kryeministri që të merrë seriozisht Grevën e cila është në zhvillim, në të kundërtën Greva dhe veprimet tjera sindikale do të vazhdojnë bazuar në vendimet e organeve më të larta të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.” thuhet në njoftimin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Ndërsa i ka falënderuar punëtorët shëndetësor që po qëndrojnë në grevë dhe po ashtu pacientët trë cilët sipas tyre po i kuptojnë.

Kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit. Njëherësh, FSSHK kërkon mirëkuptim nga popullata për rastet jo-emergjente dhe apelon që greva të ketë përkrahjen e institucioneve shëndetësorë private./21Media

Back to top button