Gruaja dhe djali i saj sulmohen fizikisht nga kunati

Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar dje kunatin e saj në Polici. Sipas saj kunati e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e saj 8 vjeçar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa raporti mjekësor thotë se viktima ka pësuar lëndime të natyrës së lehtë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button