Veç dje tri raste të dhunës në familje

Dhuna në familje është bërë një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë. Viktima të kësaj dhune janë gratë, prindërit, fëmijët, por edhe burrat. Kurse vetëm gjatë të premtes në Kosovë janë raportuar 3 raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të policisë një grua nga Vushtrria ka raportuar gjatë ditës së djeshme se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Por, Vushtrria nuk është komuna e vetme ku dhuna në familje është prezente. Dje edhe në Deçan ka ndodhur një rast i dhunës në familje, në ku raportohet se djali ka sulmuar fizikisht babain e tij. Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar i cili pas një fjalosje e kishte rrahur babain e tij dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasteve të dhunës në familje nuk ju ka shpëtuar as Komuna e Prizrenit. I dyshuari nga Prizreni ka kanosur gruan dhe djalin e tij. Sipas policisë motivi i incidentit ka të bëjë me banesën ku banojnë palët. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.
Ndërsa, në Podujevë dje është arrestuar një burrë i cili më 24 gusht kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button