Kaloni te përmbajtja kryesore

Gruaja e preu në qafë bashkëshortin, Policia e Kosovës jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për rastin ku një grua ka sulmuar bashkëshortin e saj me thikë.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00, në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar në tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button