Gruaja izraelite i bën veshkën dhuratë për ditëlindje 3 vjeçarit nga Gaza

Idit Harel Segal, i ka bërë donacion veshkën një tre vjeçari nga Gaza.
Si fillim ajo kontaktoi me disa të grupe në të cilat mund të bënte një donacion të tillë, duke hyrë në një proces prej nëntë muajsh, për të finalizuar transferin e veshkës te dikush që ka nevojë për të.
Ai i cili kishte nevojë për një veshkë të shëndoshë, rastisi të jetë një tre vjeçar nga Gaza.
“Ti nuk më njeh mua, por së shpejti ne do të bëhemi shumë të afërt, pasi veshka ime do të jetë brenda trupit tënd, lutem me gjithë zemrën time që i gjithë operacioni të shkojë me sukses dhe ti të jetosh jetë të gjatë dhe të lumtur”, tha Segal përmes një letre drejtuar familjes e cila pranuan veshkën për të voglin e tyre.
Tutje, familjarët e tre vjeçarit nuk pranuan të prononcohen për media, pasi rasti ishte shumë i ndjeshëm për ta./21Media


 

Back to top button