Haxhiu: Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe katër prokurorë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe katër prokurorë të rinj, gjashtë bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.
“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale”, ka theksuar Haxhiu.
Haxhiu ka theksuar se adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë. “Andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 69 vota për kanë miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021./21Media