Gruaja me më së shumti tatuazhe e sumbulla metalike në trup

53 vjeçarja Elaine Davidson u regjistrua në librin e rekordeve botërore Guinness për vënie të më së shumti sumbullave metalike në trup në vitin 2004, për shpim të trupit dhe vënie të tyre për 4, 225 herë.
Ajo po ashtu mban rekordin  për më së shumti shpime në fytyrën e saj, përfshirë këtu 192, si në vesh, ballë, vetulla, mjekërr e hundë, dhe 30 në gjuhë.
Por, Elaine ka shtuar numrin e shpimeve në trup deri në 11,003. Sipas faqes së saj zyrtare në internet, ajo vazhdon të bëjë edhe shpime të tjera, këtë vetëm e vetëm për të mbajtur rekordin.
Gjatë një interviste për media, Elaine ka treguar se kur njerëzit e shohin, duan ta prekin, e disa kërkojnë edhe ta përqafojnë.
Sumbullat metalike përfshijnë trupin e sajë. Sipas Elaine, pesha e tyre me siguri arrin në 3 kg.
Përkundër asaj se pesha e tyre është kaq e madhe, ajo ka thënë se kurrë nuk i heq ato, madje as kur fle.
Kjo rekordere, e cila vjen nga Brazili, por e cila jeton në Edinburg, duket se e duron dhembjen. Veç shpimeve që ka bërë në trup, ku ka vënë sumbullat metalike, ajo ec nëpër copa xhami, nëpër flakë, si dhe fle në shtrat me gozhda.
Në intervistë për media, megjithatë Elaine ka thënë se nuk i pëlqen aq shumë kur shpon trupin, por se ambicja për rekord e shtynë të bëjë këtë. Ajo ka treguar se familjes së saj nuk i pëlqejnë as tatuazhet e as sumbullat metalike apo unazat në trup, por ka treguar se kjo atë e bën të lumtur sepse duket ndryshe nga të tjerët.
Për të mbajtur rekordin që ka arritur, ajo ka thënë se gjithmonë duhet të jetë e përkushtuar. Elaine ka thënë se për këtë nuk pi duhan, as alkool e nuk përdor as drogë./21Media

Back to top button