Gruaja nga Kosova vrau burrin e më pas vetën në SHBA
Një çift nga Kosova ka vdekur në orët e para të së mërkurës në një ndërtesë luksoze në Florida.
Sipas policisë amerikane, gruaja e ka vrarë burrin e më pas edhe veten.
Siç raporton “NBC Miami”, përmes hetimeve është konstatuar se gruaja 27-vjeçare ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin 34-vjeçar para se t’i merrte jetën edhe vetes.
“Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, ka thënë policia.
Sipas raportimeve ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në të shtënat fatale.