Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka falënderuar ushtarët amerikan për shërbimin e tyre në Kosovë.
Në Facebook, Maqedonsi ka publikuar disa fotografi nga vizita e sotme, bashkë me presidenten Vjosa Osmani në kampin Bondsteel.
“Në ditën e Festës së Falënderimeve (Thanksgiving), së bashku me Presidenten e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani – Sadriun dhe me Ambasadorin Hovenier, ishim në kampin Bondsteel. Në Festën e Falënderimeve, i falënderuam ushtarakët amerikanë dhe të kombeve të tjera që shërbejnë në Bondsteel, për punën e tyre për mbrojtjen dhe sigurinë në Kosovë. Ju faleminderit secilit për shërbimin tuaj! Thank you everyone for your service!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?