Gruaja që “u ringjall” gjatë varrimit, vdiq pas një jave

Një grua ekuadoriane ka vdekur disa ditë pasi vajtuesit në funeralin e saj u tronditën kur e gjetën të gjallë në arkivolin e saj.

Bella Montoya, 76 vjeç, u deklarua për herë të parë e vdekur nga një mjek në një spital në qytetin e Babahoyo javën e kaluar.

Por, kur vajtuesit e dëgjuan duke trokitur në arkivolin e saj, ajo u kthye menjëherë me urgjencë në të njëjtin spital për trajtim, përcjell rtv21.tv

Pas shtatë ditësh në kujdes intensiv, ministria e shëndetësisë e Ekuadorit konfirmoi se ajo vdiq të premten nga një goditje ishemike.

Deklarata e ministrisë shtoi se ajo kishte mbetur nën “mbikëqyrje të përhershme” ndërsa ishte në spital.

Duke folur për një gazetë lokale, djali i saj, Gilbert Barbera tha: “Këtë herë nëna ime vdiq vërtet. Jeta ime nuk do të jetë e njëjtë.”

Pas vdekjes së saj më 16 qershor, Montoya u kthye në të njëjtën shtëpi funerali përpara varrimit të saj në një varrezë publike, raportojnë mediat lokale.

Mediat lokale raportuan se Montaya kishte një gjendje të quajtur katalepsi – ku një person përjeton konvulsione, humbje të vetëdijes dhe trupi bëhet i ngurtë.

Një komision ekspertësh është mbledhur nga Ministria e Shëndetësisë ekuadoriane për të shqyrtuar rastin e saj.

Bella Montoya nuk është i vetmi person që “ringjallet” pasi u shpall zyrtarisht e vdekur.

Në shkurt, një grua 82-vjeçare u zbulua se po merrte frymë ndërsa ishte shtrirë në një shtëpi funerali në New York. Ajo ishte shpallur e vdekur tre orë më parë në një shtëpi pleqsh./21Media

Back to top button