Gruaja shtatëzënë u dëbua nga treni, vijnë reagime të ashpra

Gruaja nuk kishte biletë

Një video që tregon një grua shtatzënë duke u kapur nga rojet në metro të Stokholmit ka shkaktuar zemërim në Suedi.

Sipas zyrtarëve, gruaja e cila ishte me vajzën e saj të vogël, u kap pa biletë.

Pas largimit nga rojet e sigurisë ajo u tërhoq nga treni dhe u ndal në një stol. Gruaja u dërgua pastaj në spital për t’u trajtuar dhe dy roje u pezulluan deri në pritje të një hetimi, transmeton rtv21.tv.

Policia tha se po hetonin gjithashtu incidentin në stacionin e metrosë Hotorget si një rast potencial i sulmit, pasi gruaja u plagos.

“Ka shumë video që janë postuar në lidhje me këtë që sugjerojnë se rojet e sigurisë ishin shumë të ashpër”, tha Henrik Palmer nga ofruesi i transportit publik i Stokholmit për mediat suedeze.

Ndërsa ishte e vështirë të merrnin gjykime të arsyeshme, ai pranoi se incidenti nuk ishte trajtuar si duhet në tërësi.

Videoja u shpërnda në mediat sociale, pasi shumë u ankuan se një grua me ngjyrë po gjykohej padrejtësisht. Raportohet se vajza e gruas ishte lënë duke qarë, ndërsa nëna e saj ishte duke u zvarritur nga rojet e sigurisë./21Media

Back to top button