Gruda i reagon Haxhiut: Padia për gjenocid duhet të bëhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi të PDK-së, Përparim Gruda i ka reaguar Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila ka bërë të ditur se Kosova do ta paditë Serbinë në Këshiill të Evropës për gjenocid.

Gruda u shpreh se kjo s’ka asnjë bazë. Bile sipas tij, krejt ky ç’orientim po bëhet qëllimshëm, sepse tash është koha kur institucionet pritet ta dërgojnë draftin e Zajednicës në Gjykatë Kushtetuese.

“Ministrja e Drejtësisë deklaron diçka që nuk ka asnjë bazë profesionale. Padia për gjenocid duhet të bëhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (nese do të jet e mundur), jo në mekanizmat e Këshillit të Evropës, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kanë kaluar më shumë se 3 vite dhe nuk kanë bërë asnjë hap për padin për gjenocid. Tani që duan të dërgojnë statutin e Zajednicës në Gjykatën Kushtetuese, provojnë të krijojnë sa më shumë paqartësi në publik duke folur për padinë pa asnjë bazë profesionale”, ka shkruar Gruda në “Facebook”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button